Thirrje për aplikime
“Skema e Granteve të Vogla për Pajisje dhe Makineri për Bizneset Rurale dhe Fermerët”
Në kuadër të nismave që nxisin zhvillimin e ekonomisë rurale, organizata HELP-Hilfe zur Selbsthilfe e.V. dega Shqipëri (Help) në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë shpallin thirrjen e parë në kuadër të “Skemës së Granteve të Vogla për Pajisje dhe Makineri për Bizneset Rurale dhe Fermerët”, e cila do të zbatohet në Bashkinë e Tiranës për vitin 2023.
Skema e granteve zbatohet nga HELP-Hilfe zur Selbsthilfe e.V. dega Shqipëri në kuadër të projektit “Përfshirja dhe Fuqizimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Zyra e Jashtme Federale e Gjermanisë (GFFO) dhe Aktion Deutschland Hilft (ADH) dhe bashkëfinancuar nga Bashkia Tiranë.
Thirrja e parë për aplikim do të jetë e hapur për periudhën nga 15.08.2023 deri më 15.09.2023.
Qëllimi i thirrjes është të mbështesë drejtëpërdrejtë përmes skemës së granteve të vogla për pajisje dhe makineri për bizneset rurale dhe fermerët të gjithë individët dhe veçanërisht të rinj dhe të reja që duan të investojnë apo të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe turizmit, manifakturës dhe prodhimeve organike.
Përmes kësaj thirrjeje do të përkrahen të paktën 40 fermerë dhe biznese rurale (përfshirë start-up-e, biznese agroturistike, apo të regjistruar me NIPT fermeri) në Bashkinë e Tiranës, të cilët do të përfitojnë një grant për krijimin ose zhvillimin e një biznesi në formën e makinerive dhe pajisjeve në shumën deri në 2,500 Euro.
Skema e granteve të vogla parashikon që aplikanti duhet të ofrojë kontribut financiar të barasvlefshëm me të paktën 20% të financimit të kërkuar në grant.
Për t’u njohur me kriteret e aplikimit si dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim ju lutem klikoni në:
- Për formularin e aplikimit në formatin PDF, për tu plotësuar me shkrim dore klikoni në këtë link: Formular Aplikimi per Grante
- Për formularin e aplikimit në formatin WORD, për tu plotësuar elektronikisht klikoni në këtë link: Formular Aplikimi per Grante
Për çdo paqartësi dhe pyetje mund të drejtoheni në:
- adresën elektronike helpinalbania@gmail.com
- numrin e telefonit 04 452 3190 dhe 069 572 6762 deri më datë 10.09.2023.
Pasi ta shkarkoni formularin e aplikimit, printojeni dhe kujdesuni që të plotësoni të gjitha pyetjet me saktësi.
Pasi ta keni plotësuar ju mund ta dorëzoni dorazi ose me postë në një zarf të mbyllur në adresën:
Help Shqipëri, Rruga Tish Daija, Kompleksi KIKA 2, Godina 1C9, Hyrja nr.9, Kati i 7-te, Apt.7A 1020 Tiranë, Shqipëri.