Shkarkoni Formularin e Aplikimit!

Organizata Help në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë Berat do të përkrahë biznese të vogla dhe të mesme me grante në pajisje me vlerë deri në 2,500 Euro, me qëllim nxitjen e punësimit dhe vetëpunësimit në Bashkinë Berat.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Qeveria Gjermane, Aktion Deutschland Hilft dhe bashkëfinancohet nga Bashkia Berat.

Ky program u drejtohet të gjithë qytetarëve të Bashkisë Berat të cilët janë sipërmarrës të vegjël apo fermerë.

Për të aplikuar duhet të plotësoni formularin e aplikimit të cilin mund ta shkarkoni më poshtë:

Formulari i Aplikimit

Pasi ta shkarkoni, printojeni dhe kujdesuni që të plotësoni të gjitha pyetjet me saktësi.

Pasi ta keni plotësuar ju mund ta dorëzoni në Bashkinë Berat ose ta dërgoni me postë në një zarf të mbyllur në adresën:

Help Shqipëri, Rruga Tish Daija, Kompleksi KIKA 2, Godina 1C9, Hyrja nr.9, Kati i 7-te, Apt.7A 1020 Tiranë, Shqipëri