Thirrje për bisneset Rurale

Thirrje për bizneset rurale

Thirrje për aplikime

“Skema e Granteve të Vogla për Pajisje dhe Makineri për Bizneset Rurale dhe Fermerët”

HELP-Hilfe zur Selbsthilfe e.V. dega Shqipëri (Help) në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR)  shpallin thirrjen e parë në kuadër të “Skemës së Granteve të Vogla për Pajisje dhe Makineri për Bizneset Rurale dhe Fermerët”, e cila do të zbatohet në Bashkinë e Tiranës.

Thirrja e parë për aplikim do të jetë e hapur për periudhën nga 21.02.2022 deri më 21.03.2022.

Qëllimi i thirrjes është të mbështesë drejtëpërdrejtë në shumën deri në 2,000 Euro rreth 55 fermerë dhe biznese rurale përmes skemës së granteve të vogla për pajisje dhe makineri për bizneset rurale dhe fermerët të gjithë individët dhe veçanërisht të rinj dhe të reja që duan të investojnë apo të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe turizmit, manifakturës dhe prodhimeve organike.

Skema e granteve të vogla parashikon që aplikanti duhet të ofrojë kontribut financiar të barasvlefshëm me 15% të financimit të kërkuar në grant.

Për t’u njohur me kriteret e aplikimit si dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim ju lutem klikoni në:

  • Formular Aplikimi – Skema e Granteve të Vogla për Pajisje dhe Makineri për Bizneset Rurale dhe Fermerët.
  • Udhëzues për Aplikantët – Skema e Granteve të Vogla për Pajisje dhe Makineri për Bizneset Rurale dhe Fermerët.

Për çdo paqartësi dhe pyetje mund të drejtoheni në:

deri më datë 14.03.2022.